Këta faktorë ndikojnë në jetën tuaj seksuale:
Dieta të largon oreksin… seksual. Kujdesi për formën tënde fizike ka efekte poztive te shëndeti dhe vetëbesimi, por djegia me çdo kusht e çdo kalorie mund të ketë pasoja negative për dëshirën femërore.
Hapësirë për pesë shqisat. Prekja është e rëndësishme, jo vetëm në kuptimin erotik, por si moment vëmendje dhe dëgjimi karshi tjetrit. Ledhatimi i lëkurës tonë dhe të partnerit është një takim mes jetëve: ky gjest i thjeshtë ndihmon në gjetjen e intimitetit dhe rrit besimin.
Mërzinë dhe stresin jashtë shtratit.
Nuk duhet lejuar që zënkat dhe frustrimet të shtresëzohen derisa ta pushtojnë shpirtin. Arma më e mirë për harmoninë e çiftit është dialogu: përpara se të vraponi për në shtrat flisnin për ato që ju shqetësojnë apo emocionojnë.
Më pak stërmundim profesional. Sipas një kërkimi, aktiviteti fizik e ndihmon dëshirën seksuale. Të ndihesh mirë në trupin tënd dhe të kesh një partner që është në gjendje të ndihet në harmoni në nivel psikofizik të ndihmon të arrish rezultate më dinamike dhe të lumtura.