Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta janë takuar sot në mbremje pas disa javësh raporte jo fort të qëndrueshme që pasuan dhe deklaratat kontradiktore për reformën në drejtësi.. Takimi i tyre vjen menjëherë pas anullimit të drekës së paralajmeruar me deputetët dhe fjalëve në media se Meta e kishte kthyer Ramen nga rruga në një nga takimet e planifikuara gjatë javes së shkuar. Të bashkuar nga pronari i një grupi të njohur mediatik, Rama dhe Meta sigurisht që nuk kanë dashur ta lenë jashtë vëmendjes së shtypit këtë takim. Jo më larg se sot, Luan Rama i LSI kritikoi ashpër qeverinë për rolin e saj në raport me FMN dhe vetëm pak orë më vonë, Petrit Vasili e siguroi shefin e ekzekutivit se kjo deklaratë ( e bërë në seline e LSI) kishte qenë personale. Ndërsa çështja e reformës duket se të paktën në dukje ka marre rrugë, kryeministri dhe kryeparlamentari padyshim që kanë dhe tema të tjera të mbetura pezull. Një prej tyre është ajo e ndryshimeve në qeveri. “Impulset e reja” të kerkuara nga Meta janë ende në fillimet e tyre, pasi kreu i LSI ka paralajmeruar dhe më parë se do të ketë ndryshime të pakten në ministrat e drejtuar prej tij. Edhe pse Rama deri me sot nuk ka pranuar në asnjë moment dobësitë e punës se ministrave te tij, situata ekonomike dhe financiare, premtimet e pambajtura dhe pakënaqësia në rritje duket se do ta detyrojnë kryeministrin t’i bindet aleatit të tij më të vogël. Është e paqartë se si mund ta kenë debatuar mes tyre Rama dhe Meta çështjen e kalimit të deputeteve të partive të vogla tek PS apo LSI. Lufta për të patur sa më shume vota në parlament i ka shndërruar ata të dy në rolin kryesor të “shitblerjes” së deputetëve të lekundur. Në dukje të qeshur dhe të kënaqur nga takimi, Rama dhe Meta janë përpjekur të japin imazhin e një koalicioni që funksionon më së miri. Gjë që në fakt edhe ata vetë nuk e besojne më shumë se 10 min pasi ndahen dhe rinisin negociatat apo bisedimet me te tjere faktorë politike, me të vetmin qëllim,të largojnë sa më parë njëri tjetrin nga qeveria apo skena politike.