Ferma më e madhe në gjithë Amerikën Latine, për rritjen e bimës marijuanë, është inauguruar zyrtarisht, duke shënuar kështu një tjetër hap të madh në këtë rajon, e duke bërë që gjithnjë e më shumë të pranohet edhe në popullsi ideja e përdorimit terapeutik të bimës ilegale.
Janë mbi 6900 kërcej të bimëve narkotike të mbjella në këtë fermë, të lokalizuar në qytetin e vogël të Colbun, 275 km larg kryeqytetit Santiago, që sipas organizatorëve do të ndihmojnë në kurimin e mbi 4 mijë pacientëve në mbarë Kilin.
Ky projekt zyrtar ndjek shembullin e punës së një plantacioni më të vogël dhe eksperimental, e sigurisht sekret në Santiago.
Projekti vjen pasi kongresi në Kili diskutoi gjatë për dekriminalizimin e përdorimin e sasive të ndryshme që marijuanës, që përdorej për kultivimin e përdorim vetjak.