Sipas një studimi të ri nga Cancer Research U.K., më shumë sesa gjysma e të rriturve kanë dëgjuar zile alarmi që mund të ishin shenja kanceri, por vetëm dy për qind e tyre i kanë menduar si të tilla.
“Nuk jemi të sigurt pse, por ka një mospërputhje me informacionin praktik që njerëzit kanë dhe me atë që aplikojnë te vetja e tyre”, thotë bashkautorja e studimit Katriina Whitaker, Ph.D., studiuese në University College London.Po shohim 10 simptoma që për studiuesit janë alarme të kuq. Ato mund të jenë asgjë, por e rëndësishme është të dish që mund të jenë edhe shenjë kanceri dhe të shkosh te mjeku për të kontrolluar simptomat.
1. Kollë e vazhdueshme ose ngjirje
Pak kollë këtu dhe pak atje, nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por një kakofoni e qëndrueshme e shoqëruar me gjak është arsye për t’u shqetësuar. “Shumica e llojeve të kollës nuk janë kancer, por sigurisht një kollë e vazhdueshme duhet të kontrollohet për të vërtetuar nëse shkaktohet nga tumori në mushkëri”, thotë Therese Bartholomew Bevers, profesore e klinikës së parandalimit të kancerit dhe drejtore mjekësore e Cancer Prevention Center në MD Anderson Cancer Center. Mjeku duhet të rekomandojë një ekzaminim me rreze X për gjoksin dhe një skaner për të përjashtuar kancerin si mundësi.
2.Ndryshim i vazhdueshëm në gjendjen e zorrëve
“Kur lëvizjet e zorrëve nuk janë aq të lehta sa dikur dhe jashtëqitja është më e madhe sesa normale ose disi e shformuar, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit në zorrë”, thotë Bartholomew Bevers. “Mund të jetë shenjë që ka një masë që pengon kalimin e masës së ushqimit të mbetur, në zorrë thotë ajo. Është një simptomë që një person duhet të shkojë te mjeku dhe të lërë takim për një kolonoskopi për të parë nëse ka vërtet një masë.
3. Ndryshime të vazhdueshme në zakonet e fshikëzës së urinës
“Nëse ka gjak në urinë, kjo mund të jetë një shenjë e tumorit në fshikëz ose veshkë, por më shpesh është një shenjë e një infeksioni në rrugët urinare ”, thotë Bartholomew Bevers. Kontrollohu për infeksion në fillim, pastaj vazhdo me ekzaminimet e tjera.
4. Dhembje e vazhdueshme e pashpjegueshme
“Shumica e dhembjeve nuk janë shenjë kanceri, por një dhembje e vazhdueshme duhet të kontrollohet. Nëse ke dhembje të vazhdueshme koke, për shembull mund të mos kesh tumor në tru, por koka duhet kontrolluar. Dhembja e vazhdueshme në gjoks mund të jetë tregues i kancerit në mushkëri. Dhe një dhembje në bark mund të jetë kancer i vezoreve.”
5. Ndryshime në pamjen e nishanit
Jo të gjithë nishanet janë tregues melanome, por një shenjë e re e dukshme ose një që ndryshon, është diçka që duhet ta diskutoni me dermatologun që mund të kontrollojë për kancer lëkure, thotë Bartholomew Bevers.
6. Një djegie fyti që nuk ikën
Nëse ke një djegie fyti që vazhdon edhe pas tri javësh, duhet të vizitohesh. “Ne presim që trupi ta kishte shëruar veten deri në atë kohë,” thotë Bartholomew Bevers, “dhe ju duhet absolutisht të kontrolloheni.” Ajo lloj djegieje fyti mund të jetë shenjë e karcinomas.
7. Hemorragji e papritur
Hemorragjia vaginale, jashtë ciklit normal, mund të jetë një shenjë e hershme e tumorit cervikal, ndërsa gjakderdhja nga zorra, mund të tregojë tumor në zorrë, thotë Bartholomew Bevers.
8. Humbje e pashpjegueshme në peshë
“Kur jemi të rritur, ne na duhet punë për të humbur peshë”, thotë Bartholomew Bevers, “por nëse humb peshë pa asnjë përpjekje, ky është një shqetësim i madh dhe mund të jetë tregues I një problemi serioz mjekësor.” Një nga këto probleme, mund të jetë një sëmundje malinje, një tumor.
9. Një gjendër e pashpjegueshme
“Gjithmonë që ke një gjendër të re, ose një gjendër që ndryshon, është diçka që duhet absolutisht ta kontrollosh nga një doktor. Ndërsa ka mundësi të jetë thjesht një kist beninj, mund të jetë edhe “një sëmundje malinje në indet e brendshme. Një gjendër në gjoks, sigurisht, është një simptomë e zakontë e kancerit të gjirit”, thotë Bartholomew Bevers. Shko te mjeku për të marrë më shumë informacion.
10. Vështirësi e vazhdueshme në gëlltitje
Dy lloje tumoresh mund të jenë pas kësaj simptome, përfshirë të qafës dhe kancerin e ezofagut. “Njerëzit që hasin këtë simptoma, shpesh, nisin të modifikojnë dietën dhe hanë ushqime të buta pa menduar që mund të jetë një çështje shumë më serioze.” E rëndësishme, thotë Whitaker, është që nëse njerëzit provojnë simptoma të përsëritura duhet të shkojnë te doktori.
Lajmi.net