Një përplasje mes dy trenave në metronë e Kaljarit ka ndodhur pranë stacionit “Centro commerciale”.
Në incident, që sipas zjarrfikësve ka ndodhur me një shpejtësi të ulët, kanë mbetur të plagosur rreth 50 pasagjerë. Policia njofton se dy makinistët janë në gjendje të rëndë.
Njëri mbeti mes hekurave në kabinën e drejtimit, por është liruar nga zjarrfikësit.
Asnjë nga të plagosurit, thuajse të gjithë studentë që po shkonin në shkollë, nuk janë në rrezik për jetën.