Dita e nesërme pritet të jetë më e ftohta e dimrit. Ky është parashikimi i sinoptikanëve të cilët thonë se temperaturat nesër do të jenë në zonat malore -15 gradë, ndërsa në Tiranë -4 gradë.
Ditën e martë në zonat malore në lindje dhe në veri temperaturat e mëngjesit, mund të shkojnë deri në -15 gradë Celsius, ndërsa për kryeqytetin ashtu si për të gjithë territorin pritet një rënie prej 4 gradësh, nga -3 në -4 gradë Celsius.
Një pjesë e vendit do të shoqërohet me forcimin e ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta, ndaj edhe sugjerohet shmangia e udhëtimeve në zonat malore.
Po sipas parashikimeve, gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje shiu, ndërkohë që në datat 20 dhe 21 janar priten rritje graduale të temperaturave.