Ekziston një besim, sipas të cilit shenjat me të cilat lindemi tregojnë se cili do të jetë fati ynë në të ardhmen. Por, ata që besojnë në reinkarnacion thonë se shenjat e lindura, në fakt, tregojnë rreth vdekjes së dhunshme që kemi pasur në jetën paraprake, transmeton gazeta Kosoav Sot Online.
Dr. Jim Tucker, nga Universiteti i Virxhinias, thotë se, në shumë raste, shenjat e lindura mund të lidhen me jetët paraprake. Tucker vazhdon kështu punën e të ndjerit Dr. Ian Stevenson, i cili kishte studiuar 210 raste të fëmijëve me shenja të lindura, apo me defekte të lindura, të cilët mund të lidhen me kujtimet që ata kanë nga jetët paraprake.
Një shembull që e ilustron këtë besim është një grua nga Tajlanda, e cila, derisa ishte në prag të vdekjes, kishte dëshirë që të reinkarnohej si djalë. Vajza e saj mori ngjyrën e bardhë dhe ia bëri nënës një shenjë në qafë. Pas vdekjes së nënës, vajza e saj lindi një djalë me shenjë të bardhë në qafë. Kur u rrit sa për të folur, djali filloi t’i kërkonte gjësendet e gjyshes, sikur të ishin pronë e tij.