Bukuria e femrave shqiptare është promovuar ndërkombëtarisht ndër vite, nga vajza që me talentin dhe simpatinë e tyre kanë arritur të depërtojnë në skenat më të mëdha të artit e modës.
Por këtë herë, për herë të parë një shqiptare ka arritur të fitojë titullin e vajzës më të bukur të New Yorkut.
Ajo ka arritur të rrëmbejë me bukurinë e saj kurorën e “Miss New York 2016” duke lënë pas plot 50 kandidate të tjera.
Serena Buçaj me origjinë nga Puka, do të ketë shansin që të përfaqësojë New Yorkun në “Miss USA 2016”.
Bashkë me Buçajn konkuronte edhe një tjetër shqiptare tepër simpatike, Florinda Kajtazi.