Edhe pse ka kaluar mbi 1 muaj nga dita kur zyra e Kryeprokurorit Adriatik Llalla njoftoi për nisjen e hetimeve me iniciativë të saj, ende nuk është caktuar prokururori që do të hetoje këto koncesione.
Mësohet se fillimisht, ishte prokuroria e përgjithshme ajo që vendosi nisjen e hetimeve për koncesionet e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj për disa akuza.
Atë të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “shpërdorimin e detyrës” në bashkëpunim. Ky vendim i nisjes së hetimit kryesisht, pak ditë më pas u transferuar tek prokuroria për krime të rënda e cila është kompetencë e hetimit të korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë.
Por pas këtij transferimi, zyrtar të prokurorisë i thanë ABC News, se nuk mund të regjistrohet procedimi penal me emër personash.
Përveç kësaj, nga informacionet paraprake nuk ka elemente dyshues se zyrtar të lartë të ministrisë së shëndetësisë kanë konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasiv”.
Për këto fakte, burimet thanë se vendimi i nisjes së hetimit u transferua pranë Prokruorisë së Tiranës, e cila është kompetenc për hetimin e veprave penale të “shkeljës së barazisë në tendera” dhe “shpërdorimin e detyrës” në bashkëpunim.
Por edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga nisja e këtij hetimi, dosja ndodhet në zyrën e drejtuesit të prokuroris së kryeqytetit, i cili nuk ia ka deleguar ende njësisë së task-forcës relacionin e fillimit të ndjekjes penale.
Kjo do të thotë se dosja ende nuk ka një prokuror konkret apo grup prokurorësh, që të fillojnë kryerjen e veprimeve të para hetimore për konsesionet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, burimet thonë se zyra e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimeve kryesisht, ka caktuar edhe disa detyra për prokurorin që do të marr dosjen në hetim. Në këtë relacion ndër të tjera thuhet se me regjistrimin e procedimit penale, të urdhërohet sekuestrimi i praktikave të 3 koncesioneve të ministrisë së Shëndetësisë.
Atë të kontrollit mjekësor falas siç njihet me emrin “chek-up”-i, që ka një vlerë prej 120 mln eurove. Procedurat e koncesionit 10 vjeçar të Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro. Si dhe koncesionin e fundit të shpallur nga ministria e shëndetësisë, për sterlizimin e instumenteve kirurgjikale që kap shifrën e 100 milion eurove.