Kryetarja e Kuvendit Elisa Spirpopali po mban një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali u shpreh se raporti i miratuar dje nga Parlamenti Europian, ka konfirmuar faktin se vendi ynë mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon.
Ajo theksoi se ishte shumë i rëndësishëm dhe inkurajues fakti që eurodeputetët mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
“Mirënjohje eurodeputetëve për mbështetjen e qartë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Raporti nënvizon qartësisht angazhimin e Shqipërisë ndaj reformave kyçe.
Ishte shumë e rëndësishme dhe inkurajuese që eurodeputetët mbështetën objektivin tonë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
Ishte fakt domethënës që në atë seancë ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si nga shumica ashtu edhe nga opozita.
E shoh si një dëshmi të një vërtete të gjithëpranuar, kur vjen puna për integrimin në BE, Kuvendi ka një qëndrim të përbashkët”, tha ajo.