Artan Gjermeni, gjyqtari i cili është paraqitur në mbrëmje me plagë në trup në Spitalin e Traumës në Tiranës, sipas raportimeve të para që vijnë nga policia ka katër plagë, midis të cilave: një në këmbë, një në shpatull dhe një në bark. Ai ka thënë për hetuesit, se ka qenë duke punuar në garazhin e shtëpisë kur është goditur nga qepeni, ndërkohë që policia pretendon se është goditur më thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Por a mund të jetë goditje qepeni, kur plagët janë në pjesë të ndryshme të trupit dhe mbi të gjitha në pjesë diametralisht të kundërta? Këtë pritet ta zbardhë organet e hetimit…