Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh me hetimin për vrasjen e Gazmend Çollakut?

2016/01/17 at 9:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po ndodh me hetimin për vrasjen e Gazmend Çollakut?

Hetimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut duket se nuk ka mbërritur në hedhjen e emrave të parë të parë të dyshuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Krujë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila filloi hetimet për heqje të paligjshme të lirisë (rrëmbim personi) me pasojë vdekjen, është drejt pezullimit të hetimeve për t’ia kaluar dosjen policisë, bën me dije e përditshmja “Panorama”.

Sipas gazetës, shkak për këtë veprim, sipas burimeve të akuzës, është bërë fakti se dosja penale nuk përmban prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave në lidhje me autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

“Deri në këtë fazë ka shumë pista e dyshime, por asnjë provë konkrete për autorë të mundshëm të dyshuar”, kanë thënë burimet. Për këtë arsye, dosja i është deleguar policisë me detyra konkrete për mbledhje informacioni në lidhje me autorët e krimit.

Pas ngjarjes së ndodhur më 6 janar 2016, në lokalin ku ndodhej në  kafe Gazmend Çollaku, Policia dhe Krimet e Rënda kryen një numër të madh veprimesh hetimore. Dosja u pasurua me përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe me dëshmitë e më shumë se 75 personave, nga rreth 150 veta të shoqëruar. Edhe pas këtyre veprimeve që u shoqëruan me këqyrjen e telefonit të viktimës, verifikimin e vendngjarjes ku ndodhi rrëmbimi e më pas vrasja, përsëri grupi i hetimit nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë thënë për gazetën “Panorama” se numri i pistave në hetim është i madh.

PISTAT E HETIMIT

“Hetimi është përqendruar në disa ngjarje të fundit që kanë ndodhur në Durrës, por edhe tek aktiviteti problematik i të dëmtuarit nga ngjarja”, thanë burimet e hetimit. Sipas tyre, vitet e fundit Gazmend Çollaku ka pasur implikime të thella në aktivitete që shtrihen nga Durrësi deri në Itali dhe anasjellas.

Një nga pistat e hetuara ka qenë një lidhje e mundshme mes vrasjes e rrëmbimit të Çollakut me atentatin ku u vranë shtetasit Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, më 20 dhjetor 2015. Viktimat, sipas Policisë, ishin të njohur të Gazmend Çollakut dhe ky i fundit ka qenë pranë vendit të ngjarjes më 20 dhjetor 2015 kur ndodhi atentati ndaj dy të rinjve.

Madje, në kohën kur u rrëmbye në Durrës, Gazmend Çollaku kishte vetëm pak ditë që kishte dëshmuar në Polici në lidhje me vrasjen e dy të rinjve. Nga ana tjetër, është hetuar implikimi i mundshëm i 36­-vjeçarit nga Shijaku në trafiqe të paligjshme Shqipëri-Itali, si dhe dy dënime që viktima ka pasur në të shkuarën për një plagosje me armë.

Në hetim janë përfshirë edhe disa ngjarje të ndodhura së fundi në qytetin e Durrësit, të cilat nuk janë bërë publike nga ana e policisë pasi për to hetimet vazhdojnë. /Panorama

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
25 milionë euro për Granit Xhakën? Ja ekipi italian që e kërkon 

25 milionë euro për Granit Xhakën? Ja ekipi italian që e kërkon 

Shqipëria nën dëborë 50 cm, ja rrugët e bllokuara

Shqipëria nën dëborë 50 cm, ja rrugët e bllokuara

Një diamant për Çiljetën?

Një diamant për Çiljetën?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com