TIRANE- Parlamenti njofton se të hënën e javës së ardhshme nis sesioni i ri parlamentar. Kështu përfundojnë dhe pushimet e gjata të deputetëve tanë që i nisën në javën e fundit të dhjetorit 2015.
Njoftimi i parlamentit
Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kushtetutës dhe në mbështetje të neneve 42, pika 1, e 27, pika 5, të Rregullores së Kuvendit si dhe urdhrit nr. 2, datë 15.1.2015 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, në seancën plenare të datës 18.1.2016, ora 17.00, mblidhet sesioni i VI-të parlamentar i punimeve të Kuvendit me këtë rend dite:
1. Hapja e punimeve të Sesionit të VI-të.
2. Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.
3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2015.
4. Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar – 28 shkurt 2016.
5. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar – 5 shkurt 2016.
6. Miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.