Shurupi i qepës konsiderohet kura më e efektshme ndaj kollës e ftohjes në periudhën e vështirë të dimrit.
Lëngu i përgatitur do t’ju lehtësojë nga virozat e stinës dhe do të lehtësojë organizmin tuaj.
Kjo recetë e qepës është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe nuk kërkon shumë shpenzime:
Grini në copa të holla e të vogla 600 gram qepë të kuqe dhe vendosini në një litër e gjysmë ujë.
Shtojini rreth 1200 gram mjaltë të papërpunuar dhe 60 gram sheqer.
Kjo përzierje duhet të gatuhet ngadalë për 3-4 orë. Pasi të jetë gatuar, futeni në kavanoza qelqi dhe mbyllini hermetikisht.
Kavanozat vendosini në një vend të thatë e të errët.
Ky ilaç është i rekomandueshëm edhe për fëmijët.
Jepini nja lugë çaji nga ky ilaç 2 herë në ditë, para buke.