Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Kujt po i shërben misioni EURALIUS në Shqipëri?

2016/01/14 at 10:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Kujt po i shërben misioni EURALIUS në Shqipëri?

TIRANE-Partia Demokratike akuzon misionin EURALIUS në vendin tonë për njëanshmëri. EURALIUS është një strukture e BE në Tiranë që asiston sistemin e drejtësisë.

Shkrimi i plotë botuar sot në organin zyrtar të PD, Rilindja Demokratike

Një zhvillim befasues po ndodh në Misionin Europian të Asistencës në Sistemin e Drejtësisë (Euralius) i cili asiston Shqipërinë prej më shumë se një dekade. Në një rast unikal në historinë e këtyre 10 viteve të fundit, ky mision ka vendosur të mos i japë të drejtën e fjalës opozitës në Mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë. Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës.

Në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, janë parashikuar të flasin Shefi i Misionit Euralius, Deville, Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.

Të befasuar nga një axhendë e tillë përjashtuese për opozitën, përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit për hapat mjaft të rëndësishëm që duhen ndërmarrë në një sektor mjaft jetik dhe kyç sikurse është drejtësia, e cila kurrsesi nuk është vetëm pjesë e mazhorancës, por edhe e opozitës.

Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, i cili duhet të ishte mbi palët politike në vend. “Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i PD.

Është e pakuptimtë dhe absurde që një mision i tillë si Euralius t’i lejojë vetes të çensurojë falën e opozitës në një takim, ku asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Gjatë të gjitha mbledhjeve të këtij Misioni të zhvilluara ndër vite, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur kjo që ka ndodhur kësaj here me mbylljen e gojës së opozitës në një tryezë të tillë të rëndësishme.

Ndërsa Komisioni Europian, Parlamenti Europian, komisionerët e BE dhe eurodeputetët kanë si mesazah kryesor të tyre dialogun mes pozitës dhe opozitës për të gjitha reformat, Euralius i lejon vetes të shmangë këtë gjuhë dhe të bëhet nxitëse e dasive politike pikërisht në tryezat që ajo organizon.

Pyetja është që në këto kushte kujt po i shërben Misioni i Euralius në Shqipëri?

A po i shërben interesave politike të kreut të qeverisë apo interesave të Brukselit?

Përse gjuha dhe veprimet e këtij institucioni janë të ndryshme nga ato që kemi parë dhe dëgjuar deri tani në mesazhet e Bashkimit Europian? Si është e mundur që një institucion i tillë të heqë dorë nga gjithpërfshirja dhe t’i kthehet fjalorit të drunjtë që nuk krijon ura bashkëpunimi, por barrikada bllokuese?

Ky Mision në Tiranë dhe drejtuesit e tij duhet ta dinë mirë që opozita nuk mund të jetë fasadë për interesa personale të individëve të caktuar që kanë braktisur gjuhën e Brukselit dhe kanë zgjedhur të futen në sqetullën e një Kryeministri.

Opozita është një faktor determinant në të gjitha zhvillimet politike dhe institucionale dhe nëse dikush mendon se mund ta përjashtojë atë apo ta konsiderojë fasadë dhe t’i mbyllë gojën, atëherë kjo nuk do të dëmtojë aspak opozitën, por kredibilitetin e këtyre institucioneve që për interesa personale po denigrojnë të shndërrohen në masha politike të një Kryeministri. /Bledi Kasmi, gazeta Rilindja Demokratike/

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
Nënkryetar i KQZ-së, Denar Biba: Zgjedhjet e parakohshme kushtojnë 6 milion euro

Nënkryetar i KQZ-së, Denar Biba: Zgjedhjet e parakohshme kushtojnë 6 milion euro

Shkup, Gruevski: Dorëhiqem me 15 Janar

Jep dorëheqjen Kryeministri maqedonas, Gruevski

Vrau balerinën, autori në arrati dënohet me burg përjetë

Vrau balerinën, autori në arrati dënohet me burg përjetë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com