Modele inspiruese, stil dhe mbi të gjitha “retro” ishte kjo veçantia e këtij edicioni të Golden Globes. Emrat të njohur të showbiz-it botëror kanë parakaluar në tapetin e kuq dhe pamja e tyre e jashtme, ngjasonte shumë me atë të divave të “vjetra” të Hollivudit.
Lady Gaga kishte rikthyer modelin e famshëm të yllit Marilyn Monroe, ndërkohë që Kate ëinslet ishte inspiruar nga look-u i femrave të viteve 1920, thuhet në këtë artikull të Vanity Fair. Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe grimeret dhe parukieret e Katy Perry dhe Cate Blanchett.