Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: 150 mijë euro shtesë kompanisë së Blerit. Vendimi mbahet i fshehtë

2016/01/13 at 8:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: 150 mijë euro shtesë kompanisë së Blerit. Vendimi mbahet i fshehtë

Qeveria i ka dhënë 150 mijë euro shtesë kompanisë së Cherie Blair, bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik Tony Blair, si tarifë konsulence për ndërmjetësimin e konfliktit me kompaninë Rapiscan.

Përmes një vendimi të marrë në datën 28 dhjetor, por të papublikuar në faqen zyrtare, Këshilli i Ministrave e ka rritur pagesën e ndërmjetësimit për kompaninë “Omnia Strategy” nga 495 mijë euro që ishte në 645 mijë euro.

Sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë u zotua se do të anulonte koncesionin e skanimit në dogana, i cili ishte sulmuar edhe nga bizneset si i padrejtë, pasi vendoste kosto të papërballueshme mbi ta.

Përballë mosmarrëveshjeve me qeverinë,  Rapiscan e hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar 359 milionë dollarë, përmes një padie të ngritur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Vjenë.

Qeveria kontraktoi menjëherë kompaninë e zonjës Blair për të përgatitur çështjen dhe mbrojtur Shqipërinë në Arbitrazh. Si tarifë për këtë shërbim, përmes një vendimi të posaçëm në mars të vitit të kaluar, qeveria akordoi 495 mijë euro për Omnia. Por gjatë përgatitjes së gjyqit studioja e zonjës Blair ndryshoi qëndrim dhe e këshilloi qeverinë shqiptare që të mos shkonte në Arbitrazh, por ta zgjidhte çështjen me mirëkuptim. Si rrjedhoje, nën këshillën e studios së zonjës Blair, qeveria e rinegocioi marrëveshjen e konccesionit, sipas saj duke lehtësuar kostot mbi biznesin dhe buxhetin edhe pse opozita pretendon të kundërtën.

Por edhe pse nuk shkoi në arbitrazh, Omnia ka përfituar pagesë shtesë nga paratë e buxhetit. Më konkretisht, përmes vendimit në ditët e fundit të vitit të kaluar, qeveria e rrit pagesën për kompanine e zonjës Blair nga 495 në 645 mijë euro duke shtuar kështu 150 mijë euro të tjera që do të paguhen përmes Ministrisë së Financave.

/ Top Channel/

Ju sugjerojmë

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

19 Dhjetor, 2025 2:32 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Para
Harta e re e Parlamentit, shihni si u formuan grupet parlamentare të PR e PDIU me deputetë borxh

Harta e re e Parlamentit, shihni si u formuan grupet parlamentare të PR e PDIU me deputetë borxh

Këpucët e veçanta të Messit

Këpucët e veçanta të Messit

Studentja bukuroshe e Ekonomikut, gjobë biznesmenit

Studentja bukuroshe e Ekonomikut, gjobë biznesmenit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
19 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ashpër mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin parlamentar...

Lexo më shumë

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Dhjetor, 2025

BE-ja duhet të jetë e hapur për t’u riangazhuar në bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa diplomacia në lidhje...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk mori pjesë. Mbledhja...

Lexo më shumë

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mundësia e një lufte me Venezuelën është në tryezë. Deklaratën, Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com