Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se një person me origjinë nga Siria, i lidhur me ISIS mendohet se është përgjegjës për sulmin tragjik në Stamboll.
Së paku 10 vetë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga ky shpërthim në rajonin Sultanahmet, që është destinim kryesor turisitik në Stamboll.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka ndaluar mediat të vijojnë të transmetojnë, pasi sipas tij kërcënohet siguria kombëtare.
Gjatë muajve të kaluar, kurdët, majtistët dhe militantët islamikë kanë ndërmarrë sulme në Turqi.
Në muajin tetor, nga dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin Ankara, janë vrarë më se 100 vetë.