ELBASAN- Dhjetëra qytetarë presin në radhë për marrjen e kartës elektronike të shëndetit. Një qytetar denoncoi në Opinion.al se radha fillon që në orën 04:00 të mëngjesit. Mes njerëzve në radhë thotë ai ka edhe prindër me fëmijë dhe persona të sëmurë. Shto këtu edhe motin e keq me reshje dhe erë.