Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi i PS zyrtarisht në Mars. A do ta mbledhë Rama Asamblenë?

2016/01/12 at 9:09 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kongresi i PS zyrtarisht në Mars. A do ta mbledhë Rama Asamblenë?

Grupi i punës për strategjinë elektorale dhe koordinatorët e kanë zyrtarizuar tashmë shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste, por ende nuk është caktuar një datë e saktë. Sipas rregullave, statutore të PS­së, datën e Kongresit e përcakton Asambleja Kombëtare, për të cilën gjithashtu nuk ka ndonjë thirrje.

Kryetari i asamblesë e njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS­së, Gramoz Ruçi, i pyetur dje nga “Gazeta Shqiptare”, se a ka një datë për Kongresin tha: “Do të ketë njoftim në kohën e duhur”. Dje, ka pasur dy takime të anëtarëve të grupeve të punës që po merren me përgatitjen e zgjedhjeve brenda partisë dhe përgatitjen e kongresit.

Në takimin e parë është konfirmuar shtyrja e kongresit, për shkak të vonesave që ka pasur në afatet e realizimit të zgjedhjeve në strukturat e partisë në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka shkuar dy herë dje në selinë e PS­së për të kaluar disa nga çështjet që kanë sjellë ngecjen e procesit zgjedhor.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një produkt as nga grupi i punës për ndryshimet në statutin e partisë. Secili prej nëngrupeve ka
dorëzuar produktin e punës së tij. Janë marrë modelet e partive simotra në Evropë, PS franceze, socialdemokratëve gjermanë, laburistëve anglezë të Toni Blair janë përkthyer në shqip, por ende nuk ka një projekt, i cili duhet të ishte dërguar në bazë, për të thithur edhe mendimin e bazës së partisë.

Një nga pikat që mendohet se do të propozohet dhe për të cilën është debatuar më së shumti, është ajo e modelit laburist që kur partia fiton zgjedhjet, kryetari i saj nuk ka nevojë t’u nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë. Të premten e shkuar, kryeministri Rama mblodhi sërish koordinatorët, prej të cilëve ai u njoh me ecurinë e procesit e zgjedhjeve në qarqe të ndryshme. Kryetari i PS­së, Rama, ka kërkuar që të mbyllen zgjedhjet e krerëve të organizatave socialiste, në ato qarqe, ku
ende ka problem brenda muajit janar.

Të gjithë koordinatorët e qarqeve kanë dhënë informacionet e tyre për ecurinë e këtij procesi, por është vënë re se vonesa ka në disa bashki të jugut, si në disa bashki të qarkut të Vlorës, pjesërisht puna është mbyllur në qarkun e Durrësit. Të parët që kanë mbyllur procesin janë bashkitë e qarkut të Tiranës dhe ato të Fierit. Ka edhe disa bashki të vogla, por pjesa më e madhe është ende në fazën e parë, atë të zgjedhjes së krerëve të organizatave socialiste, proces ky që duhet të ishte mbyllur që prej
datës 10 nëntor.

E kështu rrjedhimisht të gjitha afatet për zgjedhjet e tjera brenda strukturave kanë ardhur në shtyrje, pikërisht prej varësisë që
ato kanë nga zgjedhja e njëra­tjetrës. Një tjetër sfidë e socialistëve është edhe shtimi i numrit të anëtarësisë deri më 12 qershor, datë kur PS mbush 25 vjet nga themelimi i saj.

Burimet bëjnë me dije se është tepër i vështirë për t’u përmbushur objektivi i vënë nga kryetari për një numër 150 mijë anëtarësh. Listat e anëtarëve tashmë janë duke u dixhitalizuar, por edhe duke u pastruar nga emrat fiktivë. E gjitha kjo po bëhet që PS të ketë një pasqyrë të plotë të anëtarësisë, për të ditur paraprakisht mbështetjen për PS në zgjedhjet e 2017. /GSH/

Ju sugjerojmë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Horoskopi 11 janar, Paolo Fox

Horoskopi 12 janar

EKSKLUZIVE/ Përgjimet, çfarë foli Ismailaj me politikanin?

EKSKLUZIVE/ Përgjimet, çfarë foli Ismailaj me politikanin?

Sozia e Amy Winehouse gjendet në Shqipëri

Sozia e Amy Winehouse gjendet në Shqipëri

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com