TIRANË-Ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi janë duke punuar për mbylljen e draftit pa opozitën. Palët kanë dështuar të gjejnë kompromisin për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Që të funksionojë formula kushtetese duhet vullnet politik thotë konstitucionalistja, Aurela Anastasi. “Çështja që ne kemi trajtuar ka qenë çështja e bllokimit të emërimeve. Nuk mund të krijojmë një formulë që të bllokojë prapë emërimit. Problemi është që të bëjmë një formulë të funksionojë. Është një çështje politike dhe janë të lirë ta zgjidhin mes tyre”, u shpreh Anastasi.
Ja ku ndahen palët
Mazhoranca propozon që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen me shumicë 3/5 në Parlament. Opozita kërkon shumicën 2/3. Ministria e Drejtësia ka një tjetër variant. “Vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen me kandidatë konsensualë, pa shumicë të cilësuar”, thuhet në propozimin e M.Drejtësisë.
“Nëse palët nuk janë të afta të arrijnë konsensusin në Parlament, Presidenti propozon për votim një kandidat nga maxhoranca, një kandidat nga opozita dhe për ta kryhet një votim i përbashkët nga të gjithë deputetët dhe të gjithë gjyqtarët e vendit”, thuhet me tej ne propozimin e ministrise.