Ai është Presidenti i një prej shteteve më të fuqishme të botës dhe sigurisht që i lejon vetes shumë lukse. E tillë është edhe makina e tij e fundit “bisha” cila ka këto karakteristika:
Vetura është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramike. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.
Kabina është komplet e mbyllur në raste të sulmeve bio-kimike. Ndërsa gomat Kevlar janë rezistente ndaj çdo shpimi.
As rezervari i karburantit nuk shpërthen pavarësisht se çfarë goditje merr. Mjete për luftimin e zjarreve, furnizime të oksigjenit, dhe disa litra gjak të presidentit gjenden në bagazh, vetëm në rast nevoje.
“Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit.
Kur është jashtë vendit, vetura e mban flamurin e SHBA-së dhe flamurin e shtetit në të cilin gjendet.
Topa të gazit lotsjellës dhe kamerë ‘nightvision’ janë të fshehura në pjesën e përparme të veturës.
Telefoni brenda veturës e ka një linjë direkte me nënkryetarin dhe Pentagonin.
Vetëm dritarja e shoferit hapet dhe këtë deri në vetëm 3 inç.
Dyert e blinduara e të trasha 8 inç, janë aq të rënda sa një derë e kabinës 757.