Një monitorim i Organizatës Botërore të Shëndeti ka evidentuar se cili shtet konsumon më shumë alkool për vit, duke marrë në analizë popullsinë konsumatore të këtyre vëndeve.
Kështu vendin e parë në 10 vendet që mbajnë rekord për konsumim alkooli e mban Estonia, popullsia e së cilës konsumon 15.04 litra për vit, alkool të pastër.
Në vend të dytë qëndron Bjellorusia me 14.04 litra për vit dhe në vend të tretë Republika Çeke.
Sipas studimit pritet që situata të përkeqësohet në Mbretërinë e Bashkuar, ku numri i personave të alkolizuar sa vjen e rritet.
Momentalisht Mbretëria e Bashkuar konsumon 1.076 litra për vit.