Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe sapo ka liruar dy meshkuj të rinj që u ndaluan pasi u kapën duke realizuar selfie para hotelit 62 katësh që morri flakë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Policia tha se fillimisht burrat u ndaluan pas dyshimeve për qëllime kriminale.
Fillimisht iu komunikua se nuk mund të postonin në rrjetet sociale materiale me përmbajtje “dhune” psikologjike, por hetuesit arsyetuan se selfiet e tyre nuk ishin material me rrezik.
“Në të kundërt do ishte cënim i lirisë së të shprehurit,” tha një zyrtar.