Nga faqja e tij në FB, ish-Kryeminstri Berisha ka dërguar një akuzë të gjatë, ndaj Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Sipas Berishës,Veliaj ka dëbuar nga puna në mënyrë antiligjore 550 punonjës, në një hark kohor vetëm një javor, ndërsa “rekrutimet e reja po bëhen kundrejt ryshfetit prej 6 mijë euro për person”.
Më poshtë, statusi i plotë i Berishës:
Ne nje jave pushohen nga puna, nga Bashkia e Tiranes 550 punonjes. Vetem me dt 31 dhjetor debohen nga puna, ne menyre antiligjore, 350 punonjes te UKT!!
Te dashur miq, dje arriti ne 550 numri i punonjesve te UKT te perzene ditet e fundit ne menyre antiligjore nga puna. Vetem me dt 31 dhjetor, moren urdherin e debimit nga puna 350 punonjes te UKT. Kjo ishte kartolina e zeze qe ata dhe familjet e tyre moren nga Erion Veliaj.
Motivacioni nuk eshte dhene me asnje shkrese bashkelidhur qe te vertetoje motivin e lirimit, dhe pjesa derrmuese e punonjesve kane qene me kontrate te perhershme, keshtu qe praktika e ndjekur eshte teresisht e jashtligjshme.
Gjithashtu, para dy muajve, ne shkelje flagrante te ligjit te sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkise 120 punonjes te gjithe me status te nepunesit civil. Ai ndermorri kete veprim nderkohe qe rriti me qindra vete numerin e punonjesve te Bashkise se Tiranes.
Rekrutimet e reja po behen kundrejt ryshfetit prej 6 mije euro per person! sb