TIRANE- është lokalizuar vendndodhja e pengmarrësve të Ylber Kerit. Rreth një orë nga ngjarja burimet bëjnë të ditur se “autorët janë në një lokal në Paskuqan së bashku me pengun”.
Ylber Keri u mor peng pranë shkollës Bajram Curri në Kinostudio teksa ishte i shoqëruar me të birin në moshë të mitur. Pengmarrësit kanë debatuar në rrugë me 36 vjeçarin dhe më pas e kanë marrë me forcë në makinën e tyre. Dyshohet se shkak ka qenë një histori borxhesh, ende e pazbardhur plotësisht.