Një militant i Shtetit Islamik nuk ka kursyer as nënën e tij. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Ali Saqr al-Qasem, i cili ka ekzekutuar nënwn e tij, 45-vjeçaren Lena al-Qasem jashtë zyrave të postës në Raka pasi ajo i kishte kërkuar që të braktiste ISIS.
Sipas “The Independent”, 21-vjeçari e kishte raportuar të ëmën e tij tek autoritetet e Shtetit Islamik, të cilët pasi e dënojnë atë me vdekje nën akuzën e nxitjes së djalit të saj për të braktisur ISIS, e urdhërojnë atë që të kryejë ekzekutimin.