Ata nuk u mjaftuan vetëm me grabitjen e parë, por shkuan edhe njëherë në shtëpinë e biznesmenit për ti vjedhur edhe pjesën tjetër të parave të mbetura në kasafortë. Eshtë kjo historia e tre të rinjve, të cilët të ndihmuar nga mikesha e tyre që kishte kopjuar çelësin e banesës së një biznesmenit, duke ia vjedhur kushërirës së saj, vodhën 97 mijë euro në grabitjen e dytë. Por çfarë ndodhi?
“Më 7 shkurt 2015, i pandehuri Kristjan ka takuar të pandehurën E. T. si dhe dy të pandehurit Elton Muça, 22 vjeç dhe Delon Mici, 19 vjeç.
Së bashku kanë planifikuar të futen sërish tek e njëjta banesë.
Në orët e pasdites, 16vjeçarja E. T. dhe i pandehuri Kristjan kanë ndenjur jashtë për të bërë roje, ndërsa i pandehuri Elton dhe Delon kanë hyrë brenda.
Sipas Gjykatës, në një dollap ata kishin gjetur një kuti ku gjendeshin 90 mijë euro, 600 USD, 300 lira turke, 300 real saudit, 4000 drehem.
Në një dhomë tjetër ata kanë gjetur 5 mijë euro.
“I pandehuri Elton dhe Deloni kanë ndarë leket, ku i pandehuri Elton ka marrë 39.000 euro, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë i pandehuri Delon”, thuhej në vendim.
Pas vjedhjes, ata kanë shkuar në një banesë në ndërtim në zonë.
“Ata i kanë thënë të pandehurit Kristjan se kishin marrë 21.000 euro dhe nga këto 15.000 euro i donte Eltoni për vëllain që kishte në burg. Në këto kushte, ata janë justifikuar tek i pandehuri Kristjan se do t’i jepnin atij vetëm 2.000 euro dhe E. T. 1.200 euro”.”, thuhet në relacionin e gjykatës. (Panorama)