TIRANË- Lideri demokrat, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas ftesës së Metës për bashkëpunim është shprehur se ekspertët e PD kthehen në komision vetëm pasi të gjendet konsensusi politik.
Z. Basha ka pasur një ftesë nga Meta për t’u rikthyer ekspertët e PD?
Ne nuk jemi pallonj por politikanë… Ne flasim komunikojmë në vazhdimësi, për çfarë duhet të ulemi kur ata shkelën rekomandimet e Venecias?
Basha tha gjithashtu se nuk diskutojmë mbi një draft të minutës së fundit që rrëzon rekomandimet e komisionit të Venecias. “Rama të përgjigjet publikisht nëse ka bërë një draft paralel apo jo”, vijoi ai.