Uji është një aleat i çmuar në programin për humbjen në peshe. Pini shumë ujë dhe shpesh që të ndihmoni metabilizmin të djegë kaloritë.
Pirja e ujit është e mirë dhe kjo është thënë shpesh. Uji lehtëson punën e pastrimit të mëlçisë dhe veshkat, pastron lëkurën, etj.
Ata që pijnë ujë dhe sidomos me stomakun bosh kanë arritur të humbin peshë edhe pa mbajtur një dietë të mirëfilltë vetëm duke u kujdesur të mos e teprojnë me sasinë e ushqimeve.
Një studim i kryer nga hulumtuesit izraelite mbi fëmijët mbipeshë (ndërmjet 8 dhe 11 vjeç) tregoi se metabolizmi i tyre është rritur me 25%, pas rreth 25 minutave. Një hulumtim edhe më i plotë i kryer në Gjermani në burrat dhe gratë e moshës së rritur ka treguar se duke pirë rreth 2 gota ujë në temperaturë të dhomës (dmth rreth 22 °), mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj 30%. Arsyeja është se uji prek trupin që ka nxehtësi 37 ° dhe ky proces i ngrohjes së ujit në organizëm kërkon një shpenzim të energjisë (djegies së kalorive).
Për këtë arsye këshillohet për të gjithë, dhe sidomos për ata që duan të humbasin peshë: Mos harroni të pini sa më shumë ujë, sidomos me stomakun bosh. Mimuni është 8 gota ujë në ditë (afro 2 litra). Nëse pini më shumë, akoma më mirë! Përktheu: Opinion.al