Fakte të reja janë zbuluar në emisionin “Opinion” përsa i përket rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, mbrëmjen e djeshme në Durrës-Krujë. Sipas gazetarit Flamur Vezaj: “Gazmend Collaku lëvizte me makinë të blinduar. Kanë qenë 4 persona të cilët e kanë rrëmbyer pranë një lokali. Fillimisht e kanë goditur me shkop bejsbolli në një rrugicë dhe më pas e kanë futur në makinë e tyre tip Audi. Ndërsa sot është gjendur me katër plumba në kokë dhe tipologjia është ajo e rrëmbimit të Enver Stafukës.
Edhe grabitja e 3.5 milion eurove është bërë me uniformën e Policisë. Çollaku ka qenë i proceduar nga gjykata. Në 2008 është hetuar për vrasjen e një personi. Prokuroria ka kërkuar dënim për vrasje, ndërsa gjykata e ka dënuar për plagosje të rënde me dy vite burg. Nndërkohë që njihej në Durrës si person me precedent penal.”