Kjo nuk është skenë e animuar filmi por gjendja skandaloze e një rruge në Cekin të Gramshit.
Këto foto të publikuara nga nisma “Thurrje” në Facebok tregojnë se si rreshjet e shumta dhe përmbytjet kanë shkaktuar rrëshkitjen e tokës.
Për rrjedhojë rruga është e pakalueshme.
“Kush i ka bere keto rruge? Cila eshte firma ndertuese? Kush e ka bere projektin? Sa ka kushtuar dhe kush e ka kolauduar? Si ka mundesi qe mjaftojne dy dite shi qe te dalin jashte perdorimit dhe te rrezikojne jete njerezish?”, shkruan nisma Thurrje.