Ka një bast të hapur, pas fotos ku Barak Obama, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpërthen në lot, në fjalën e mbajtur kundër mbajtjes së armëve në Amerikë. I njohur si adhurues por edhe kopjues ekselent i imazheve të Obamas, shqiptarët kanë nisur të vendosin baste, nëse do të qajë kështu edhe Veliaj, pasi të kthehet nga Sri Lanka, për përmbytjet që kanë pushtuar Tiranë.
Edhe pse koificenti i vendosur nga kompanitë e basteve që Veliaj të realizojë një foto të tillë është shumë i ulët, çka do të thotë se probabiliteti që Kryetari i Bashkisë të realizojë një foto të tillë është shumë i lartë. Le të presim… Dritan Laci