Shtohet “kolonia” e shqiptarëve tek Lazio. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ilrian Ceka i cili ka “braktisur” të rinjtë e Romës për tu bashkuar me lacialët.
17-vjeçari i lindur në Itali ka bindur trajnerin e të rinjve të Lazios, Simone Inzagi, i cili menjëherë e ka futur mbrojtësin shqiptar në planet e tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat pranë klubit të Lacios të cilat venë ne dukje faktin që Ceka ka qënë ndër më të mirët me të rinjtë e Romës gjatë sezonit te fundit ku fitoi dhe titullin kampion.
Ceka luan si mbrojtës i majtë dhe ka lindur ne Romë por nuk është grumbulluar nga asnjë kombëtare deri më tani.