Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e pazakontë e shqiptarit / Jep bukë falas por gjobitet rregullisht nga shteti

2016/01/05 at 2:00 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e pazakontë e shqiptarit / Jep bukë falas por gjobitet rregullisht nga shteti

Azgan Qenaj dhuron bukë te njerëzit në nevojë në Zagreb, pavarësisht se ka paguar një çmim të lartë për veprat e tij të mira. Atij iu desh të paguajë rreth 40,000 Euro gjoba nga viti 2008 deri në 2009 por mbetet besimplotë se “asnjë kore bukë nuk duhet të shkojë dëm”.


Inspektorati i shtetit e gjobiti atë duke pretenduar se ai kishte shkelur ligjin e tregtisë duke shitur bukë pas orarit të lejuar, megjithëse ai po e dhuronte atë.

Një ligj mbi TVSH­në në Kroaci që hyri në fuqi në dhjetor, hoqi pagesat e TVSh­së te ushqimi i dhuruar, duke i dhënë një nxitje prodhuesve të ushqimit si ai të japin falas tepricat.

Megjithatë, Qenaj 48 vjeç, ka dhuruar bukën dhe ëmbëlsirat e pashitura prej vitesh te ata që kanë nevojë. Qenaj, furra “Romaja” e të cilit ka marrë emrin e fshatit të tij në Kosovë, shtrihet në një lagje të vjetër punëtorësh në “Tresnjevka”, ka dhënë falas të gjithë bukën dhe ëmbëlsirat e pashitura prej 18 vjetësh.

Furra është e njohur për byrekët me djathë dhe është një vend popullor për të ngrënë ndonjë ushqim mbrëmjeve nga të rinjtë.

Qenaj u largua nga Kosova kur filloi gjimnazin në vitet ’80, duke kaluar në shtëpinë e të afërmve të tij në qytetin verior të Bosnjës, Doboj.

Ai punoi atje gjatë natës duke ndjekur shkollën ditën. Në vitin 1989, ai kaloi në qytetin bregdetar kroat të Pulës dhe pasi mbaroi ushtrinë në Novi ­Sad në Serbi, erdhi në Zagreb në mesin e viteve 1990.

Megjithëse ka shumë furrtarë të tjerë të gatshëm të japin falas bukën, ai është i vetmi që e bën këtë gjë me një kosto prej 40,000 eurosh gjoba.

Ai vazhdoi të paguante gjobat, në buzë të greminës për të dalë nga tregu dhe iu desh të merrte një kredi dhe të jepte me qira furrën e tij të bukës.

Qenaj vjen në furrën e tij të bukës çdo ditë me një buzëqeshje në fytyrë, duke kontrolluar nëse gjithçka është në rregull.

Një burrë miqësor, ai është modest kur vjen puna te përshkrimi i veprimeve të tij të mira, duke këmbëngulur se nuk ka bërë asgjë të veçantë.

“Thjesht jap falas bukë përditë për njerëzit në nevojë,” tha ai.

“E bëj sepse nuk dua që buka të përfundojë në plehra. Nuk e kam hedhur kurrë bukën në plehra. As nuk kam për ta bërë ndonjëherë,” tha ai.

Ai shpjegon se ka pasur shumë probleme me ligjin që i ndalon shitjen e bukës pas orës 9 të darkës, megjithëse ai mund të shesë sanduiçë deri në mesnatë ose më vonë.

“Ua falja bukën e sapopjekur fqinjëve që të mos përfundonte në plehra,” kujton ai, duke shtuar se kjo i ka kushtuar shumë para.

“Njerëzit vinin të uritur në furrën e bukës dhe shihnin bukën e sapopjekur në rafte. Ata kërkonin bukë por unë nuk mund ta shes pas orës 9 të darkës, ndaj fillova ta fal,” thotë ai.

Qenaj ankohet se ndërsa u ndalua të shiste bukën pas orës 9 të mbrëmjes, karburantet mund ta shesin atë pa problem.

“Ç’punë ka buka me karburantet?” pyet ai në mënyrë retorike, duke e quajtur ligjin të padrejtë.

“Ligji thotë se nuk mund ta shes bukën, por a mund të ma ndalojë ta jap falas kur njerëzit janë të uritur?” pyet ai.

Qenaj pretendoi se ai nuk ka shkelur asnjë ligj, meqënëse ai nuk e shiste bukën pas orës 9.00 por e falte atë pa përfituar në asnjë mënyrë.

“Nuk isha i vetmi që u gjobit për gjëra të ngjashme, edhe furrtarë të tjerë u gjobitën,” thotë ai.

“Por unë isha i vetmi i gjobitur që po falja bukë në Kroaci. Këtë padrejtësi nuk mund ta duroj,” shton ai.

“U gjobita sepse isha një ‘askush’, një peshk i vogël pa rëndësi,” thotë ai, duke këmbëngulur se ajo që e bezdisi ishte padrejtësia që pësoi dhe jo humbja e parave.

Qenaj vazhdon të japë falas bukën e pashitur dhe thotë se do të vazhdojë të ndihmojë 15­20 familjet që i vijnë çdo ditë.

“A ka gjë më të bukur në jetë se t’i japësh diçka dikujt, sepse ti e dhe ai jo dhe pastaj tjetri të falënderon?” pyet ai me një buzëqeshje.

Qenaj vjen nga një traditë e gjatë familjare e furrtarëve që daton nga stërgjyshi i tij. Ai shpreson që një nga katër fëmijët e tij, aktualisht të zënë me studime, do të vazhdojnë biznesin.

“Do të më pëlqente sigurisht, por nuk do t’i nxis,” thotë ai. “Nuk jam i sigurt se ata do ta vazhdojnë, u pëlqen ta bëjnë çdo gjë në kompjuter”.

“Nuk mund të përgatisësh bukë në Facebook ose në internet. Mund ta porosisësh, por nuk mund ta prodhosh,” përfundoi ai duke qeshur.



Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Sondazhi i Opinion, shqiptarët preferojnë biondet

Sondazhi i Opinion, shqiptarët preferojnë biondet

Video/ Ja si reagojnë lesbiket kur prekin penis për herë të parë

Video/ Ja si reagojnë lesbiket kur prekin penis për herë të parë

Fotolajm/ Aksidentohet Enca Haxhia

Fotolajm/ Aksidentohet Enca Haxhia

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com