Pas skeçeve të natës së Vitit të Ri, në veçanti atë të UÇK’së, protagonistët e grupit humoristik “Stupcat” janë duke marrë kritika të shumta teksa janë kërcënuar edhe me jetë.
Reagimet kanë qenë të shumta në lidhje me skeçin që nga disa u pa si fyerje e vlerave të UÇK-së e nga të tjerë si portetizim i realitetit të hidhur.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. i cili nuk njihet për postime të shpeshta në rrjetet socile, këtë herë ka shprehur mbështetje të plotë për Stupcat, të cilët janë venë në qendër të kritikave.
‘Unë jam me Stupcat’, ka shkruar Cana në profilin e tij në rrjetin social Instagram.