TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (e hënë) në fshatin Luz i Madh të Kavajës, ku është vrarë me pushkë shtetasi Ismet Xhani, 31 vjeç, banues ne Kavajë.
Menjëherë forcat e Policisë së Komisariatit Kavajë bënë të mundur kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar, i cili po tentonte të largohej. Ai është Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë, ka qëlluar për vdekje 31 –vjeçarin, për shkaqe ende të panjohura për policinë.
Me nisjen e vitit të ri 2016, shënohen 6 vrasje në harkun kohor të 4 ditëve. Më 1 janar në Sarandë burri vrau gruan e më pas veten. Më 2 Janar u vranë dy vëllezër në Shkodër, autori ende në arrati. Më 2 Janar (në darkë) u vra një ish-polic në Lezhë ngjarja ende e pazbardhur dhe autorët të paidentifikuar. Sot 4 Janar vritet 31 vjeçari në Kavajë.