Një ditë pasi Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mbuloi me ngjyrë të bardhë grafitin seksi me fytyrën e presidentes Jahjaga, grafite të njëjta janë rishfaqur në muret e ndërtesave të Prishtinës.
“Grafitet gjenden në murin e një ndërtese prapa shtatores së “Zahir Pajazitit”, rruga që çon kah Fakulteti Ekonomik”, saktësojnë mediat në Kosovë.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar përë këtë rast.