Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i ish-futbollistit të Shpresave/ Federata: Redi Jupi është i pastër

2016/01/02 at 7:20 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i ish-futbollistit të Shpresave/ Federata: Redi Jupi është i pastër

Pas deklaratës së ish-futbollistit të Shpresave dhe aktualisht të Grasshopers në Zvicër, Mërgim Brahimi, i cili akuzonte ish-trajnerin e U 21, Redi Jupi, se i ka kërkuar para për biletën për të shkuar në ndeshjen ndaj Rusisë, disa vite më parë dhe se refuzimi i tij solli edhe largimin nga Konbëtarja ka reaguar në mbrëmje Federata Shqiptare e Futbollit e cila nuk lejon kurrësesi të prishet dhe cënohet imazhi i trajnerit Jupi.


Reagimi zyrtar:

Federata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me deklaratat e publikuara në disa rrjete sociale, të futbollistit Mërgim Brahimi, ka këtë reagim:

Prej shumë kohësh Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon, vëzhgon dhe seleksionon talentet shqiptare që luajnë futboll në Europë, me qëllim afrimin e tyre në skuadrat tona kombëtare.

Kjo metodë pune, ka vite që realizohet dhe në këto grupe pune marrin pjesë, specialistët më të mirë të saj dhe trajnerët e ekipeve kombëtare. Institucioni i futbollit shqiptar, i ka krijuar kushte maksimale kujtdo që ka pranuar të luajë për fanellën kuqezi, si në nivele moshash ashtu edhe në nivelin më të lartë që është ekipi kombëtar.

Këtë përkujdesje, institucioni i futbollit e ka treguar në dhjetra raste. Sigurisht, është zgjedhje personale e futbollistëve, nëse dëshirojnë të luajnë për Shqipërinë apo për ndonjë vend tjetër. Ky është vendimi i tyre i respektuar nga ne, sepse kjo ka lidhje me interesat e vetë personit.

Edhe në rastin e Mërgim Brahimit, FSHF si institucion, ka respektuar vendimin e futbollistit e i uron atij, suksese në karrierën futbollistike, si në klub ashtu edhe në kombëtaren që ka zgjedhur. Ky urim vlen për të gjithë ata lojtarë, që kanë bërë zgjedhje ndryshe.

Ky është qëndrimi ynë parimor, njerëzor dhe profesional, në cdo rast.

Por kurrsesi, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk do të lejojë që të cënohet dinjiteti dhe personaliteti i njerëzve që kontribojnë në maksimum për futbollin shqiptar, i specialistëve të përkushtuar dhe i vetë institucionit të futbollit. Ne vlerësojmë punën dhe kontributin e Redi Jupit, si ish­lojtar i ekipit kombëtar, si drejtues i Sektorit të Ekipeve Kombëtare dhe si trajner i Ekipit U­21.

Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe i të gjithë specialistëve të tjerë të FSHF­se, i trajnerëve dhe stafeve të ekipeve kombëtare, ka bërë që niveli i këtij sporti të rritet dhe ai të shndërrohet në simbol për të gjithë shqiptarët.

Rezultatet e futbollit tonë dhe sukseset e tij vitet e fundit, janë qartësisht të suksesshme dhe ato bëjnë të lumtur cdo shqiptar, kudo ndodhet

Pavarësisht faktit, se këto deklarata janë të vërteta, keqkuptime apo sajesa mediatike, ne dëshironim me këtë rast të informonim publikun, për trajtimin me shumë kujdes që i bëhet nga ana e institucionit tonë, të ccdo talenti shqiptar.

 

 



Ju sugjerojmë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Para
Tragjedia/ E ngatërroi me hajdutin, nëna vret vajzën

Tragjedia/ E ngatërroi me hajdutin, nëna vret vajzën

Video/ Polici kinez hedh knock out vajzën e re

Video/ Polici kinez hedh knock out vajzën e re

Depërtoi brenda ISIS, gazetari: Ja cilit vend i frikësohen militantët

Depërtoi brenda ISIS, gazetari: Ja cilit vend i frikësohen militantët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com