Trajneri italian, Roberto Mancini, ka treguar arsyejen se pse Xherdan Shaqiri u largua nga Interi. Numri një i ‘Neroazzurrëve’, tha se përshtatje e Shaqirit në futbollin italian po shkonte ngadalë dhe kjo ishte arsyeja e largimit.
Një arsyeje tjetër ishte edhe pse lojtari kosovar ishte ndër të paktit lojtar që kishte oferta dhe Interi kishte nevojë të fitonte para.
“Shaqiri nuk po përshtatej mirë në futbollin italian dhe i duhej shumë kohë për një gjë të tillë”.
“Ai ishte ndër lojtarët e paktë tek ne që kishte oferta dhe ne kishim nevojë për para. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai u largua nga Interi”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/