Shteti grek njofton se do të lehtësojë lëvizjen e emigrantëve që janë ende në pritje të lejeqëndrimeve të reja, duke mos iu shkaktuar probleme në pikat kufitare. Kjo pritet që të lehtësojë edhe vetë procesin e legalizimit të qëndrimit të shqiptarëve në Greqi.
Qeveria greke ka miratuar një ligj të ri për emigracionin që parashikon lehtësira për marrjen e nënshtetësisë.
Fitojnë nënshtetësinë greke fëmijët që kanë lindur apo kanë kryer 9 vjet shkollë në Greqi, ndërsa u jepet mundësia për të rifituar statusin e ligjshëm, emigrantëve që kishin humbur lejet e qëndrimit.
Edhe emigrantë që nuk kishin patur kurrë më parë leje qëndrimi mund të legalizohen, me kusht që të dëshmojnë se ndodhen në Greqi 7 vitet e fundit.