Sportiv, me kapele dhe një mjekër të trashë. Kështu është shfaqur Antonio Banderas, “ i maskuar” me syze, teksa shëtiste në Malaga të Spanjës me të dashurën e tij, Nicole Kimpel.
Ylli i “Maskës së Zorros” po bën një pushim të shkurtër teksa ka një axhendë të ngjeshur xhirimesh. Ai ka plot 5 filma për të xhiruar, përfshi edhe atë në gjuhën spanjolle “33 Dias” (33 Ditë), në krah të Gwyneth Paltrow, ku ai luan rolin e piktorit Pablo Picasso.
Tashëm çifti është i lirë të martohet, pas divorcit të aktorit nga Melanie Friffith në fillim të këtij muaji. Me Griffith, Banderas ka një vajzë 19-vjeçare, Stella, dhe u nda me aktoren pas 19 vjetësh.