Produktet mund të jenë shumë efikase në eliminimin e strijave dhe celulitit, por ato përmbajnë elemente gërryes që dëmtojnë lëkurën.
Kjo recetë e sjellë nga “Steptohealth” do t’ju reduktojë strijat dhe celulitin.
Përbërësit: 250gr kripë deti , 250 gr sheqer, 150 ml vaj ulliri .
Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku derisa të përftohet në masë e trashë në formë xheli. Lëreni përzierjen të qëndrojë gjysmë ore. Pas gjysmë ore aplikoni maskën në pjesët problematike të lëkurës, duke e masazhuar me lëvizje rrethore për disa minuta. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para dushit. Më pas shpëlajeni trupin me ujë të vakët.