Këngëtarja më e komentuar e momentit, e cila është shumë afër 1 milion ndjekësve në Instagram, Enca ka folur për të gjitha thashethemet që janë përfolur për të gjatë vitit 2015. Në një intervistë për revistën “Who” online, Enca thotë se ajo nuk ka bërë asnjë ndërjyrje kirurgjikale në trupin e saj dhe se për këtë i është mirënjohëse natyrës si dhe mamit e babit.
20 vjeccarja ka rrëfyer gjithashtu se e ka humbur virgjërinë dhe tashmë është një vajzë e rritur. “ky është një tjetër lajm i rremë, apo ndoshta nuk e kanë kuptuar batutën që unë bëra në një emision. Pyetja që m’u drejtua ishte “a je e virgjër” dhe përgjigja ime ishte thjesht një shmangie e pyetjes duke mos dhënë asnjë koment mbi të. Ka kaq shumë për të komentuar nga muzika dhe shfaqjet e mia sa përgjigja e kësaj pyetjeje është vërtetë e parëndësishme”, ka thënë Enca.