Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cila është 21-vjeçarja kosovare e akuzuar për terrorizëm

2015/12/29 at 8:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja cila është 21-vjeçarja kosovare e akuzuar për terrorizëm

Vajza në këtë fotografi është Elma Gjyshinca, të cilën autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës e kanë arrestuarpër përfshirje në terrorizëm, ndërkaq që javën e kaluar e kanë dëbuar për në Serbi, prej nga babai i saj, Beqiri, është marrë në pyetje disa orë nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e jugut dhe është liruar.

“Gjithçka ka kaluar në rregull dhe ajo tashmë është në shtëpinë e familjes. I është thënë që ta vazhdojë jetën më tutje normalisht dhe se ka liri të plotë të lëvizjes. Ne kemi qenë aty gjithë kohën. Zyrtarët e policisë janë sjellur mirë me ne, anëtarët e familjes”.

“Madje edhe neve na kanë thënë të mos ushtrojmë ndonjë presion mbi të. Se si do të vazhdojë situata më tutje, nuk e di”, ka thënë Beqir Gjyshinca, për Radion Evropa e Lirë.
Paraprakisht, Fatos Makolli, drejtor i Departamentit kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se Elma Gjyshinca, me rastin e kalimit të kufirit, në vendkalimin kufitar në Bërnjak, ka kaluar nëpër kontrollin rutinë dhe është marrë në pyetje, por ajo nuk ishte arrestuar.
Babai i Elmas thotë se në Serbi nuk ekziston aktakuzë për vajzën e tij.
“E kemi marrë para një jave. Është nën stres dhe e rraskapitur. Ka kaluar 29 ditë në kamp dhe normalisht që nuk e ka pasur të lehtë. Ishte e brengosur dhe nuk hante asgjë. Nuk kemi biseduar mjaftueshëm me të, sepse nuk dëshironim ta ngarkonim. Ajo qante. Nuk besoj në ato që kanë shkruar për të, se ka trajnuar te tjerët për vepra terroriste.

Ta kishte bërë këtë, atëherë do të arrestohej edhe në Serbi”, ka thënë Beqir Gjyshinca.
Pasi që autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës, e kanë dëbuar Elma Gjyshincën, me 22 dhjetor, të cilës i është shqiptuar masa e dëbimit dhe ndalimi i hyrjes në Bosnjë e Hercegovinë për periudhën prej 5 vjetësh, Elman, në vendkalimin kufitar me Serbinë, e ka marrë vetë babai i saj.
Më pas, rreth 1 javë ajo ka qëndruar në Novi Pazar, te xhaxhai i saj. Ata, të martën janë nisur për në Mitrovicë, në Lagjen e Boshnjakëve, ku e kanë shtëpinë e familjes.
Elma Gjyshinca, 21 vjeçe, boshnjake nga Mitrovica, është arrestuar më 25 nëntor në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm. Është thënë po ashtu se ajo ka paraqitur kërcënim të mundshëm.
Elma është arrestuar së bashku me bashkëshortin e saj, Enes Meshiq, i cili menjëherë pas arrestimit është liruar.
Ai, edhe më herët, ka qenë i njohur për agjencitë e zbulimit dhe të sigurisë në Bosnje.
Ai ka qenë në grupin e njerëzve që janë arrestuar më 3 shtator të vitit të kaluar, në aksionin policor “Damask”, nën dyshimet që lidheshin me terrorizmin./ Express

Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Dalin në gjyq gardianët grekë, rrahën deri në vdekje të burgosurin shqiptar

Dalin në gjyq gardianët grekë, rrahën deri në vdekje të burgosurin shqiptar

Aksidenti, humbet jetën 25-vjeçari 

Aksidenti, humbet jetën 25-vjeçari 

Sot në Opinion/ Rrëfimi i fundit i At Zef Pllumit

Sot në Opinion/ Rrëfimi i fundit i At Zef Pllumit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com