Tensioni mes NATO-s dhe Putinit pas rrëzimit të avionit rus nga ana e gjuajtësve F-16 turq është ende i lartë. Sipas asaj që shkruan Difesa Online, “pas tërheqjeve të raketave ‘Patriot’ gjermane dhe amerikane nga qytetet e Gaziantepit dhe Kahramanmaras, mbulimi me raketa tokë-ajër u është besuar baterive spanjolle”.
Madridi, pas një qëndrimi 11-mujor, ka vendosur të zgjasë përfshirjen e tij në operacionin “Active Fence” deri në 31 dhjetor 2016. Raketat Patriot Pac-2 spanjolle (gjashtë raketahedhës për një total prej 24 raketash tokë-ajër) janë vendosur pranë Adanas, qyteti i pestë më i populluar i Turqisë, 63 milje larg kufirit me Sirinë”. /Bota.al