I ftohti nuk është shkaku i vdekjes së foshnjës 3muajshe një ditë më parë në Shkozë. Ky është informacioni paraprak i dhënë nga Instituti i Mjekësisë
Ligjore, nisur nga të dhënat paraprake nga këqyrja e brendshme dhe e jashtme e foshnjës.
Sipas këtij instituti, “të dhënat e tjera të evidentuara janë në proces verifikimi të plotë me ekzaminim mikroskopik”.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për përcaktimin e shkakut të vdekjes së foshnjës 3muajshe, Melisa Mustafaj.