Në Vlorë këshilltarët e LSI-së bashkuan votat me ata të PD-së për të ulur 30 përqind masën e taksave vendore. Por megjithatë nuk arritën që propozimi i PD të ishte në fuqi, pasi me 21 vota pro dhe 14 kundër, Këshilli Bashkiak në Vlorë jo vetëm që nuk uli masën e taksave, por për herë të parë vlonjatët do të paguajnë edhe taksë mbi truallin, e cila do të përfshijë edhe bizneset. Rritje kanë pësuar edhe taksat e fjetjes në hotel, taksat ndikimit në infrastrukturë, tarifa e shërbimit të ndriçimit dhe gjelbërimit etj.