Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkime masive nga puna, administrata e gjitha në “testim”

2015/12/29 at 9:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkarkime masive nga puna, administrata e gjitha në “testim”

TIRANE- Çdo nëpunës civil do t’i nënshtrohet testimit për vlerësimin e njohurive, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do arrijë, do të jetë i detyruar të ndjekë trajnimet për njohuri të reja”. Gjithçka përcaktohet në një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili gjithashtu saktëson se pas periudhës së trajnimit parashikohet një testim i dytë, që nëse nuk kalohet me sukses do i kushtojë nëpunësit civil vendin e punës.


Sipas VKM­së, çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit, çdo 4 vjet. Ndërkaq, testimi do të shtrihet në vite të ndryshme, për punonjës të ndryshëm, ndërkohë që lista përkatëse do të hartohet nga Departamenti i Administratës Publike brenda muajit prill të çdo viti. Të përjashtuar nga testimi do të jenë vetëm: nëpunësit civilë në periudhë prove, nëpunësit civilë të cilët janë të pezulluar dhe nëpunësit civilë të cilët janë me leje lindjeje.

Testimi paraprak dhe vlerësimi

Sipas vendimit, nëpunësit civilë do i nënshtrohen procedurës së testimit paraprak, i cili do të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat që i përkasin fushës përkatëse, sipas kategorisë apo grupimit që i përkasin. Ata do të njoftohen nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ata janë të punësuar, të paktën, një muaj përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e testimit.

Ndërkohë që, nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të ASPA­s, do t’u vihet në dispozicion fusha e njohurive, mbi bazën e së cilës do të zhvillohet testimi, dhe materialet ose referencat përkatëse, të paktën, 20 ditë përpara zhvillimit të testimit. Sa i takon vlerësimit, ai ndahet në testimin me shkrim, i cili ka 70 pikë, dhe intervistën me gojë, e cila ka 30 pikë. Ndërkohë që, brenda 2 ditëve nga përfundimi i procedurës së vlerësimit do të duhet të shpallen rezultatet, sipas kësaj skeme: 90 – 100 pikë, “shumë mirë”; 70 – 89 pikë, “mirë”; 51 – 69 pikë, “kënaqshëm” dhe 0 – 50 pikë, “jokënaqshëm”.

Nëpunësit që janë vlerësuar “shumë mirë”, konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës që kanë dhe rekomandohen për ngritje në detyrë, në rast se aplikojnë në një procedurë të tillë konkurrimi. Nëpunësit që janë vlerësuar “mirë” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar dhe nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen procedurës së trajnimit. Ndërsa, nëpunësit që janë vlerësuar “kënaqshëm” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar, me kushtin që të ndjekin programe trajnimi të vazhdueshme, të cilat synojnë plotësimin e dobësive që kanë shfaqur gjatë kësaj procedure, por në përfundim të këtyre trajnimeve nëpunësit nuk u nënshtrohen testimeve të reja.

Ngelësit

Vetëm nëpunësit që janë vlerësuar “jokënaqshëm” do të konsiderohen si jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Ata janë të detyruar të ndjekin trajnimin pranë ASPA­s për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, për një periudhë vlerësimi 3­mujore, nga eprori direkt, si dhe procedurës së trajnimit për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, pranë ASPA­s.

Në përfundim të kësaj procedure, nëpunësi duhet të jetë vlerësuar, të paktën me “kënaqshëm”. Këtyre nëpunësve civilë do t’u vihen në dispozicion programi i trajnimit dhe materialet përkatëse, një javë përpara fillimit të tij, ndërkohë që trajnimet do të jenë me pagesë. Pjesëmarrja e tyre në trajnim është e detyrues­hme, në masën 75 për qind. Mosrespektimi i kësaj dispozite sjell skualifikimin nga trajnimi dhe në këtë rast, nëpunësi civil është i detyruar të ndjekë nga fillimi trajnimin përkatës, ndërkohë që me përfundimin e trajnimit, ai do t’i nënshtrohet testimit nga komisioni i vlerësimit.

Sistemi i vlerësimit do të jetë i njëjtë me atë të testimit paraprak, çka do të thotë se nëpunësit që janë vlerësuar “shumë mirë” dhe “mirë” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës që kanë. Nëpunësit që janë vlerësuar “kënaqshëm” do konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar, me kushtin që të ndjekin programe trajnimi të tjera, të cilat synojnë plotësimin e dobësive që kanë shfaqur gjatë kësaj procedure, ndërkohë që atanëpunës civilë që do e ‘paguajnë’ me vendin e punës janë ata që do të vlerësohen “jokëna­qshëm”.

Sipas vendimit të qeverisë, në përfundim të procedurave të mësipërme, bazuar në rezultatet e testimit të realizuar nga KV­ja dhe në rezultatet e vlerësimit 3­mujor, eprori direkt vendos përshtatshmërinë ose jopërshtatshmërinë e nëpunësit civil në pozicionin e punës. Në rast se nëpunësi vlerësohet jo i përshtatshëm, atëherë njësia e burimeve njerëzore deklaron përfundimin e marrëdhënieve në Shërbimin Civil.

/gazetashqiptare/



Ju sugjerojmë

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Para
Shihni cili është bashkëshorti ideal!

Studimi shkencor/ Shihni sa jetëgjatë është marrëdhënia juaj

Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

SKANDAL/ Gjermanët e aeroportit të Rinasit: Kosova, pjesë e Jugosllavisë

Kosova, Jugosllavi? Dokle: Turp për aeroportin e Rinasit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salinji ka mbërritur pak çaste më parë në selinë blu, nga ku do të mbajë një...

Lexo më shumë

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
8 Korrik, 2025

Pas takimit në Bashkinë e Fierit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e  Durrësit. Ai është...

Lexo më shumë

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
8 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i një anije turistike është...

Lexo më shumë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
8 Korrik, 2025

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com