Milot Rashica, ylli shqiptar i Vitesses në kampionatin hollandez është vetëm 19 vjeç, por kjo nuk e ka penguar të lidhet në fejesë. Në një postim të tijin në fb lojtari i cili pritet të jetë e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë, ka njoftuar se është fejuar me të dashurën e tij Belkiz Kera. Foto në të cilën ai shihet pranë të fejuarës së tij. Një unazë dhe një zemër u përdorën si përshkrim për fotografinë e talentit të kombëtares kuqezi.
Kujtojmë se Rashica është duke shkëlqyer këtë edicion në kampionatin holandez, ku është në mesin e 5 futbollistëve që kanë befasuar.